Ka marrë fund shtrimi i tapetit në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit. Stadiumi është rikonstruktuar përfundimisht, ku për pak ditë pritet edhe inaugurimi i tij.
Drejtuesit e Kukësit tanimë presim vetëm dritën jeshile nga specialistët, për të luajtur edhe ndeshjen e parë në impiantin e ri.
Pas thuajse 3 vitesh shtegtim të skuadrës së verilindorëve, më në fund do kthehen në shtëpinë e tyre, për të zhvilluar ndeshjet si pritës.
Drejtuesit shpresojnë se ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e programuar më 20 nëntor, të mund të zhvillohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Kujtojmë se Kukësit aktualisht ndodhet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 14 pikë, i cili shpreson që më kthimin në shtëpi të ketë një armë plus dhe një shtysë drejt titullit kampion.
/f.a/abcnews.al