“Stadiumi i Betonit” dhe “F$HF”, Tirona Fanatics reagon për akuzat e ngritura

schedule22:21 - 22 Shkurt, 2020

schedule 22:21 - 22 Shkurt, 2020

Shumë akuza u ngritën ndaj tifozerisë së Kukësit dhe asaj të Tiranës, për stolat e thyer në Air Albania. Të dy klubet reaguan dhe njoftuan se e dënojnë rëndë këdo që ka krijuar probleme në stadium, FSHF dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tifo-grupi i Tiranës, Tirona Fanatics, ka reaguar në lidhje me këto akuza, duke thënë se nuk mund të përgjithësohen 4000 tifozë bardheblu me 150 stola të thyer.

REAGIMI I TIRONA FANATICS:

“Te “Stadiumi i Betonit”, dje gjatë ndeshjes ndaj Kukësit, janë thyer 150 stola.

Tirona Fanatics nuk e mbështet në asnjë moment prishjen e ambientit ku zhvillon paraqitjet, e as prishjen apo shkatërrimin e panevojshëm të stolave.

Ama futbolli i tillë është…

Nëse dikush e shikon si biznes biletash apo dikush tjetër show për klikime, për ultrasit dhe tifozët bardheblu është totalisht ndryshe… është çështje pasioni!

Nuk e përkrahim e as nuk e justifikojmë thyerjen apo prishjen e ambienteve te stadiumit, apo çfarëdolloj veprimi tjetër që nuk i shkon përshtat tifozerisë bardheblu e as nuk ndihmon ekipin në ketë moment të mirë që po kalon.

I bëjmë thirrje të gjithë personave qe i bashkëngjiten tribunave tona qe të mos krijojnë asnjë incident me shishe uji apo me stola, pasi kështu vetëm dëmtojnë Tiranën dhe tifozerinë e saj!

Fanatics dhe tifozeria bardheblu janë aset i padiskutueshëm i kryeqytetit, krenaria e çdo tifozi bardheblu, dhe arsyeja e vetme pse ky pseudo-kampionati i F$HF mund të duket sadopak kampionat normal si gjithë të tjerët!

Ju dhe të gjithë këto “Mediat mbipeshë” qe vjellin vrer dhe përgjithësojnë 4000 tifozë të pranishëm bardheblu me 150 stola te thyer, ca nga pakujdesia e disa e individëve e disa nga gëzimi në momentin e golit, a thua se dje në atë tribune nuk ishin po ata që i përdorin për spote e për propagandën e “Super Kampionatit” apo “Stadiumit te Betonit”!

Ne jemi aty vetëm e vetëm për TIRONEN!

Kurrë nuk dëshirojmë ta dëmtojmë atë, por vetëm ta mbështesim e ta dashurojmë pa kushte…

Ne jemi aty për Kryeqytetin! As për stadiumin, as për FSHF dhe as për mediet mbipeshë, për ne, asnjë nga ju nuk ka pikë vlere!

4000 tifoze bardheblu nuk mund të përgjithësohen me 150 stola te thyer…

Ne jemi Tirona! Ne jemi Kryeqyteti! Tirona Fanatics”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!