Ernesto Valverde qëndroi tre vite e gjysmë në stolin e Barcelonës. Katër trofe fitoi gjatë kësaj kohe dhe prej 13 janarit të këtij viti qëndron pushim. 56-vjeçari është ndalur te zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë në prononcimin e dhënë për Marca.
“Një gjë është të luash disa ndeshje pa tifozë, tjetër gjë është të luash 100 të tilla. Në fillim, sigurisht që do të jetë shumë e ndërlikuar për të gjithë. Më kujtohet ndeshja Barcelona-Las Palmas.
Luanim në ‘Camp Nou’ me dyer të mbyllura. Ishte e tmerrshme, nuk ishim përgatitur për diçka të tillë, por tani lojtarët mund të jenë më të gatshëm për të përballur ndeshjet pa tifozë“, komenton Valverde. /abcnews.al