Stabilizohet euro, leku i fortë/ Në janar monedha europiane qëndron në nivelin e 103 lekëve

schedule14:31 - 28 Janar, 2024

schedule 14:31 - 28 Janar, 2024

Leku e ka nisur vitin 2024 me pozita të forta përballë euros. Pothuajse gjatë gjithë muajit janar, euro është  ankoruar në nivelin e  103 lekëve  duke pësuar luhatje pothuajse minimale. Mesa duket ky do të jetë një standart i ri në kursin  e këmbimit lekë–euro për vitin 2024.

Gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë ka parashikuar që ët tërheqë nga tregu rreth 330 milion euro përgjatë gjithë vitit për efekt të rezerves valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Ankandi i parë për tërheqjen e rreth 10 milion eurove   parashikohet që të realizohet në 16 shkurt. Në krahasim me vitin e kaluar Banka Qendrore ka rritur ndërhyrjen me gati 30 milion euro.Viti që lamë pas konsiderohet si viti i lekut përballë valutave të tjera.

Euro është nënçmuar duke tejkaluar edhe pritshmëritë e agjentëve të tregut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë pasi në korrik zbriti në 100.4 lekë.

Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023 valuta është zhvlerësuar me më shumë se 18 pikë.

Ndërkohë monedha amerikane duket se ka fituar disa pikë përballë lekut shqiptar.Aktualisht një dollar po këmbehet me rreth 96 lekë nga 94 që ishte në fillim të muajit janar.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se një situatë e forcimit të lekut shqiptar do të vijojë edhe për përgjatë këtij viti pasi parashikohet një fluks edhe më i madh turistësh të huaj të cilët do të shtojnë në treg qarkullimin e valutave të huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!