Stabilizohen çmimet e banesave/ BSH: Në Tiranë çmimet u ulën me gati 10%, shtrenjtohen qiratë

schedule14:01 - 30 Prill, 2024

schedule 14:01 - 30 Prill, 2024

SHQIPËRI- Tregu i pasurive të paluajtshme është stabilizuar.Në bazë të një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë  çmimet kanë pësuar rënie si në rang vendi ashtu edhe për kryeqytetin. Sipas indeksit Fischer, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është ulur me 7.6% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.

Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi një rënie prej 10.1% ndaj periudhës paraardhëse, dhe vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë.Në kryeqytet një banesë është shitur  më  shpejt se sa në qytete të tjera të vendit.

Sipas të dhënave nga moment i nxjerjes në shitje një  apartament në Tiranë  është shitur brenda 8 muajve nga 10 që ishte më parë ndërkohë që në bregdet apo qytete të tjera rezulton se koha e shitjes është më e gjatë. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2023, rreth 26% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së..Po ashtu rezulton se ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të banesave të pashitura.

Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me çmimin e qirave.Sipas Bankës së Shqipërisë qiratë kanë pësuar një shtrenjtim.Ndikim në këtë drejtim duket se  kanë dhënë edhe kërkesat e shtuara nga turistët për marjen e ambjenteve me qira sidomos në kryeqytet./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!