Stabilizimi i kursit të këmbimit/ Sejko: Banka e Shqipërisë do blejë 330 milionë euro në 2024

schedule19:31 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 19:31 - 20 Dhjetor, 2023

Në një kohë që kursi i këmbimit vijon të ketë një dobësim të monedhës Europiane  kundrejt lekut ,guvernatori i Bankës së Shqipërisë  tha se vitin që vjen tërheqja e eurove nga tregu për efekt rezervë  do të jetë më e lartë  duke arritur në 330 milion euro nga 300 që ishte për këtë vit.

Në konferencën përmbyllëse për këtë vit Sejko deklaroi se ndikim në forcimin e lekut ka dhënë shtimi i prurje në euro nga remitancat dhe investimet e huaja, Kreu i Bankës Qendrore deklaroi se do të vijoj  normalizimi i politikes monetare edhe pse tashmë ka arritur në 3.25%

Pavarësisht sfidave Banka e Shqipërisë ka  parashikime optimiste për ecurinë ekonomike për vitin e ardhshëm. Forcimi i kursit të këmbimit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste  në vend.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!