Sri Lanka voton sot presidentin e ri

schedule08:23 - 20 Korrik, 2022

schedule 08:23 - 20 Korrik, 2022

Deputetët e Sri Lankës do të votojnë për një president të ri, pasi ish-lideri i tyre u arratis nga vendi mes protestave për krizën ekonomike. Kryeministri Ranil Wickremesinghe, aktualisht udhëheqës i përkohshëm, është nominuar nga partia në pushtet dhe shihet si favoriti, sipas BBC.

Por protestuesit duan që edhe ai të largohet pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa dha dorëheqjen. Kryeministri po përballet me një sfidë serioze nga Dullas Alahapperuma, një deputet disident i partisë në pushtet, i mbështetur nga opozita kryesore.

Kushdo që zgjidhet nga parlamenti do të ketë një mandat për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të zotit Rajapaksa, i cili përfundon në nëntor 2024. Sri Lanka ka “falimentuar” dhe përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Vendit i duhet një qeveri e qëndrueshme për të vazhduar negociatat e ngecura me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë shpëtimi.

/abcnews.al