Shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës do të prehen në banesën e fundit, pasi u identifikuan së fundmi.
Dhjetëra njerëz në qytetin boshnjak të Visokos mbajtën homaxhet e tyre, teksa kamioni me arkëmortet u nis drejt Sarajevës.
Qindra njerëz u rreshtuan në rrugë, duke vendosur lule në kamion ose duke qëndruar në heshtje.
Zyrtari më i lartë ndërkombëtar në Bosnjë, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt, tha se nuk masakër e tillë nuk duhet harruar.
Këtë vit shënohet 30 vjetori I masakrës, që njihet I gjenocidi I vetëm në Europë pas luftës së dytë botërore.
Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë në Srebrenicë në korrik 1995, pasi ushtarët serbo-boshnjakë pushtuan qytetin e vogël lindor gjatë muajve të fundit të luftës.
Trupat u hodhën në varre masive rreth Srebrenicës dhe më vonë u rivarrosën disa herë për të fshehur provat e krimeve.
Shtatë viktimat që u identifikuan së fundmi u gjetën në vende të ndryshme përgjatë viteve dhe identifikimi I tyre u bë vetëm kohët e fundit.
Viktimat e sapoidentifikuara të masakrës së Srebrenicës rivarrosen çdo 11 korrik në një varrezë përkujtimore jashtë qytetit.
Asambleja e Përgjithshme e OKB ka miratuar një rezolutë për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës çdo vit në këtë datë.
Mijëra njerëz pritet të shënojnë përvjetorin të premten në kompleksin përkujtimor të Potoçarit pranë Srebrenicës./abcnews.al


