Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Squid Game” i dha famë ndërkombëtare, fiton miliona ndjekës në pak javë

schedule09:22 - 11 Tetor, 2021

schedule 09:22 - 11 Tetor, 2021

HoYeon Jung, e cila luan në serialin koreano-jugor që po bën namin në të gjithë botën, Squid Game, ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm. Që kur seriali u shfaq në fund të muajit të kaluar, Jung ka fituar 15 milionë ndjekës në vetëm tre javë, duke e bërë atë aktoren më të ndjekur të Koresë së Jugut në Instagram, sipas Forbes.

Në serial – një dramë që ndjek personazhet të cilët bëhen pjesë e një seri lojërash të dhunshme – 27 vjeçarja luan një dezertor nga Koreja e Veriut e cila përpiqet të fitojë para për të tërhequr anëtaret e familjes të bllokuar përtej kufirit. Roli i saj reflekton trishtim dhe dëshpërim, një kontrast me atë se si shfaqet në internet.

Llogaria personale e Instagramit e aktores së lindur në Seul është e mbushur me fotografi tërheqëse që e tregojnë të kuruar me veshje stilistësh, ndërsa pozon për fotosesione të shtëpive të mëdha të modës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!