Spotify sponsori i ri i Barçës për 3 sezonet e ardhshme, pritet vetëm zyrtarizimi

schedule09:06 - 8 Shkurt, 2022

schedule 09:06 - 8 Shkurt, 2022

Marrëveshja midis Barçës dhe Spotify që kompania suedeze të bëhet partneri i ri global i klubit dhe sponsori i fanellës është arritur tashmë.

Negociatat mes drejtuesve të Barçës dhe kompanisë së njohur të teknologjisë, e cila ofron shërbimin e riprodhimit të muzikës në transmetim përmes aplikacionit të saj, ka përfunduar në një fund të lumtur.

Marrëveshja mes palëve u bë e ditur ditën e hënë ashtu siç ishte paralajmëruar dhe sipas mediave spanjolle se gjithçka është mbyllur.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje sipas “RAC1” do të bëhet ditën e sotme dhe në  këtë mënyrë katalanasit do të kenë edhe një sponsor të ri për sezonin e ardhshëm dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për të shpëtuar nga situata e vështirë ekonomike që po kalon klubi i Barcelonës.

Spotify do të sponsorizojë ekipin katalanas për 3 vitet e ardhshme për 280 milionë euro.

Nga ky bashkëpunim edhe stadiumi i njohur tashmë i Barçës “Camp Nou” mund të ndryshojë emrin e tij, pasi kompania ishte gjithashtu e interesuar të vendoste emrin e saj në stadiumin e Barcelonës, i cili mund të riemërtohet pastaj  “Camp Nou Spotify”. Mbetet të shikohet nëse blaugranat e kanë pranuar një kërkesë të tillë apo jo./f.a/abcnews.al