Sportingu i Lisbonës ka zgjedhur më në fund trajnerin e ri. 18-herë kampionët e Portugalisë ishin pa trajner që prej 4 shtatorit, datë kur drejtuesit e klubit shkarkuan holandezin Marcel Keizer.
Klubi i njohur luzitan i ka besuar stolin portugezit Jorge Manuel Rebelo Fernandes, i njohur ndryshe edhe si Silas. Ky është një shans fantastik për trajnerin 43-vjeçar.
Sportingu ka bërë publik lajmin në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ndërsa Silas do të debutojë në pankinën e re në ndeshjen e ditës së hënë kundër Aves në transfertë. /abcnews.al
.@J_silas10, sócio 65.348-0, é o novo treinador do #SportingCP ?
Bem-vindo! ?#SilasÉLeão pic.twitter.com/jxWUIf7g14
— Sporting Clube de Portugal (@Sporting_CP) September 27, 2019