Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Sporting arrin “të pamundurën”/ Skuadra e shquar portugeze kalon në çerekfinale në Champions

schedule23:56 - 17 Mars, 2026

schedule 23:56 - 17 Mars, 2026

Kaq lart kanë gati gjysmë shekulli që nuk janë ngjitur.

Sportingu I Lisbonës u kualifikua për në çerekfinalet e Championsit, madje me një mrekulli të vërtetë, duke përmbysur humbjen e rëndë 0-3 të pësuar në fushën e Bodo Glimtit.

Skuadra norvegjeze erdhi në Portugali me një avantazh të madh, por yjet vendas ishin të frymëzuar, madje jashtëzakonisht shumë.



Edhe pse nuk u shënua tepër shpejt, rrjeta e parë erdhi në 34’, valanga nuk mbaroi deri në triumf.

Së pari shënoi Gonsalo Injasio, pastaj Pedro Gonsalves në 61’, Luis Suarez me penallti në 78’.

Pas shifrave 3-0, u luajtën dy kohët shtesë nga 15 minuta secila dhe Sportingu nuk lejoi që të shkohej deri tek penalltitë.

Epërsia e thellë solli dy rrjeta të tjera nga Maksimiliano Arauho në 92’ dhe Rafael Nel në minutën e parë shtesë, pra në të 121-ën.

Të mbiquajturit “Luanët” ishin vërtet lart, me 59 për qind mbajtje topi, 36 gjuajtje gjithsej, dhe 14 prej të cilave në kuadrat.

Një recital futbolli.

Çerekfinalet e Championsit ishin arritur nga Sportingu për herë të fundit në 1983, nga brezi I shquar me Zhordaon, Andraden, Zhuniorin, kapitenin Fernandez e të tjerë.

Tashmë, shpresohet të bëhet edhe një hap më shumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!