Sponsor i ri te Kastrioti, klubi njofton nisjen e bashkëpunimit

schedule19:50 - 24 Tetor, 2019

schedule 19:50 - 24 Tetor, 2019

Skuadra e Kastriotit ka njoftuar nisjen e bashkëpunimit me një sponsor të ri. Ekipi krutan ishte pjesë e Superiores sezonin e shkuar, ku luftoi deri në javën e fundit për të mbijetuar, por në fund nuk ia dolën. Tani në Kategorinë e Parë, Kastrioti synon sa më parë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook, klubi krutan ka njoftuar se ka gjetur bashkëpunimin me kompaninë e njohur, “EHW Group”./abcnews.al

Në njoftimin e tyre, shkruhej: “Duke filluar nga dita e sotme, Kastrioti bëhet me sponsor te ri. Kompania e njohur e “EHW Group”, duke filluar që nga kjo javë do të ketë të stampuar në uniformat zyrtare të ndeshjeve të Kastriotit logot e saj, ku në pjesën e përparme do të jetë e vendosur logo e Ujit “Qafshtama”, ndërsa në pjesën e pasme të uniformës, do të jetë e stampuar logoja e “EHW”. Sa i takon dizajnit, uniformat vijojnë të jenë të kompanisë “UHL Sport”, ndërsa ngjyrat e uniformave zyrtare të ndeshjeve do të jetë e kuqe dhe e bardhë.”