Manchester United shpenzoi verën e shtatorin e kaluar 45 milion euro për shërbimet e Donny van de Beek, por mesfushori holandez nuk ia ka dalë të shfaqë vlerat e tij.
Vetëm katër ndeshje si titullar janë fare pak dhe 24-vjeçari ofensiv mund të kërkojë për një tjetër aventurë pas Euro 2020.
The Telegraph shkruan se Van De Beek do të takohet me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer gjatë verës, për të mësuar nëse është akoma në planet e teknikut norvegjez.
Lojtari kërkon minuta për të bërë atë që di të bëjë më mirë dhe për të justifikuar investimin e klubit të Premier League, por fjalën e fundit e ka Solskjaer. /abcnews.al