Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga tragjedia në Himarë, duket se askush nuk ka gjetur qetësi. Edhe personazhe të famshëm të ekranit, kanë reaguar të revoltuar. Mes tyre dhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila dje iu drejtua qeverisë duke thënë se nëse nuk kanë mendere të bërë gjërat me standartet e sigurisë njësoj si bota, atëherë boll i grisën brekët e reja me tangërlligë.
Ndërsa sot, ajo u shpreh edhe pse një e panjohur për të që se ka takuar kurrë, s’po mundet të gjejë dot qetësi.
“Kam qe dje që përpiqem të mos e mendoj e të vazhdoj jetën normalisht por s’mundem… Unë, një e panjohur për atë ëngjëll që se kam takuar kurrë s’po mundem të gjej qetësi, imagjino familja e saj… Jo, se imagjinojmë dot!!! S’do mundemi kurrë… Ashtu si ata çdo ditë do ta imagjinojnë si do ishte jeta saj teksa rritej si drita e hidhte shtat drejtë endrrave të saj, nëse do ishte ende pranë tyre e mes nesh… Doja të ndaja lajme të gëzuara me ju, postime plot jetë dhe dashuri në to, por s’po mundem m, s’më bën dora dhe zemra të gëzoj në këtë ditë kaq të pikëlluar për familjen e saj dhe të gjithë ne… Fjalët dhe postimet tona s’do ngushëllojnë dot kurrë askënd, por uroj të ngjallin brejtje ndërgjegjeje tek të gjithë që harrojnë se një pakujdesi kushton, ndonjëherë dhe sa një jetë…”, ka shkruar Einxhel në Instastory.
Kujtojmë që pasditen e të martës, 7-vjeçarja Jonada Avdia u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase./abcnews.al