Spiunoi për SHBA-në, Kina arreston një të dyshuar

schedule08:55 - 11 Gusht, 2023

schedule 08:55 - 11 Gusht, 2023

Autoritetet e Kinës njoftuan se kishin zbuluar një “rast spiunazhi” për CIA-n, ku përfshihej një shtetas kinez me mbiemrin Zeng, as gjinia e tij dhe as emri i tij nuk janë bërë të ditur.

Ai besohet se ka dhënë informacione për një sasi të caktuar monetare. Në njoftim sqarohet se ky person, 52 vjeç, i cili punonte në një kompani në sektorin ushtarak-industrial, është dërguar nga kompania në Itali për studime, ku ka krijuar një marrëdhënie miqësore me një agjent të CIA-s.

Sipas ministrisë, agjenti e bindi Zeng që t’i jepte “informacione të ndjeshme ushtrisë së Kinës” në këmbim të një parave. Mësohet se ky person ka nënshkruar një “kontratë” me palën amerikane dhe ka kryer stërvitje para se të kthehej në shtëpi për t’u përfshirë në spiunazh.

Rasti tashmë po tërheq vëmendje të madhe në Kinë. Është ndër çështjet më të komentuara në rrjetin social Weibo që nga mëngjesi.

Ndryshimi i legjislacionit rreth spiunazhit në Kinë ka frikësuar disa kompani amerikane me aktivitete në tregun kinez, pasi marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë kanë vazhduar të përkeqësohen vitet e fundit.

/abcnews.al