Spiunoi për Kinën, ish-reperi i Fugees përballet me 20 vite burg

schedule09:28 - 27 Prill, 2023

schedule 09:28 - 27 Prill, 2023

Reperi Pras Michel, ish-reper i Fugees dhe dikur fitues i çmimit “Grammy”, u shpall fajtor për shërbim ndaj Kinës dhe komplot kundër qeverisë amerikane.

Sipas CNN ai rrezikon deri në 20 vite burg. Artisti dyshohet se ka ndihmuar autoritetet e Pekinit të kenë akses te zyrtarët më të lartë të SHBA dhe kontaktet me dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump.

Sipas aktakuzave, këngëtari dyshohet se ka tentuar të “krijojë lidhje” në emër të qeverisë kineze dhe biznesmenit malajzian Jho Low. Reperi u shpall fajtor për komplot, ryshfet të dëshmitarëve dhe lobim të paregjistruar në emër të një qeverie të huaj.

Gjatë dëshmisë së tij javën e kaluar, Michel tha se mori rreth 20 milionë dollarë nga Loë në vitin 2012, për të “bërë një foto me Obamën”.

Më pas reperi përdori 800 mijë dollarët për të financuar fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan përmes një sërë donatorësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!