Me “look” të ri dhe gjithmonë karizmatik, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për SkySport, menjëherë sapo u kthye nga sfida mes Bayern Munchen dhe Leipzig, ku bëri rolin e “spiunit”. Tottenhami i tij do të përballet me Leipzig në Champions League dhe Jose Mourinho, ka studiuar gjithçka.
“Është shumë e rëndësishme që unë isha në stadium. Unë mund të shoh detaje të vogla, edhe nxehjet që bëjnë skuadrat. Unë mund të shoh atë që televizori dhe videot nuk më japin. Shoh dhe disa aftësi që ndonjëherë gjatë lojës janë të fshehura. Është një intensitet tjetër, është një përvojë e ndryshme. Nuk mund ta humbja rastin.
Lojtarëve u duheshin disa ditë pushimi. Për trupin dhe mendjen e tyre, ata kishin nevojë për pushim. Por jo për mua. Unë mendoj se mënyra më e mirë për të provuar dhe ndihmuar ekipin është të punojmë.
Në kundërshtim me disa njerëz që duan të jenë në lajme dhe të thonë gjëra që nuk janë të vërteta: Unë jam me të vërtetë i lumtur te Tottenham”, tha Mourinho, i cili me shumë gjasa i është referuar shakave për flokët e tij./abcnews.al