Një grup njerëzish nga Serbia shkaktuan trazira në Francë dhe Gjermani me urdhër të inteligjencës ruse.
Për ta është shprehur gjykata serbe duke i dënuar për spiunazh dhe diskriminim racor, edhe pse autoritetet në Beograd ende nuk i kanë lidhur aktet e tyre me shërbimin rus si organizatorin e një sërë veprimesh raciste në Paris dhe Berlin, në të cilat morën pjesë qytetarë serbë në pranverën dhe verën e vitit 2025.
Të gjithë të akuzuarit, mes të cilëve tetë me vendbanim në Serbi, u arrestuan në fund të shtatorit të vitit 2025, edhe pse tani të gjithë janë të lirë.
Vendimet thonë se në shënjestër të veprimeve të grupit ishin komunitetet fetare hebraike dhe myslimane, dhe se qëllimi i tyre ishte rritja e tensioneve në Gjermani dhe Francë.
Urdhrat, udhëzimet dhe paratë për veprimet iu dhanë grupit nga “strukturat e shërbimit të inteligjencës së Federatës Ruse”.
Megjithatë, nuk ka hollësi të mëtejshme për atë se cilët janë anëtarët e shërbimit të inteligjencës ruse që organizuan këtë grup.
Ministritë serbe, të Brendshme dhe të Jashtme, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit dhe Ambasada ruse në Beograd, nuk janë deklaruar publikisht në lidhje me aktivitetet e shërbimit të inteligjencës ruse në Serbi.
Para arrestimeve dhe procedurave gjyqësore në Serbi, këto raste u hetuan nga autoritetet franceze dhe gjermane.
Sipas Qendra joqeveritare të Beogradit për Politikat e Sigurisë, Rusia po zgjedh Serbinë për rekrutim për shkak të favorizimit tradicional dhe qëndrimeve proruse të popullsisë. / abcnews.al /


