Jose Mourinho nuk i lë asgjë rastësisë dhe ditën e djeshme fluturoi drejt Mynihut për të ndjekur nga afër dhe studiuar… Leipzig. Këta të fundit janë rivali i Tottenham për një vend në çerekfinalet e Champions League.
“Special One”u fsheh mirë që të mos dallohej në “Allianz Arena”. Pavarësisht se mbante një kapele të errët dhe një shall, regjia gjermane ia doli ta fokusonte trajnerin e ekipit londinez.
Leipzig zhvilloi një ndeshje pozitive dhe sfida e titullit u mbyll pa gola. Bayern vijon të kryesojë Bundesligën me një pikë më shumë se ekipi i Nagelsmann dhe katër mbi verdhezinjtë e Dortmundit. Dueli i parë në Champions mes Tottenham dhe Leipzig do të luhet në Angli me datë 19 shkurt, ndërsa ai i kthimit me 10 mars. /abcnews.al
Jose Mourinho heads to Germany on a scouting missionhttps://t.co/mMDm28uRfX pic.twitter.com/vXjtZ27y8Y
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) February 10, 2020