Roma do të ndeshet ditën e hënë ndaj Torinos, ndeshje e vlefshme për kampionatin e Serie A.
Në qendrën stërvitore të Trigoria, aty ku Roma përgatitet për ndeshjet e saj, një mysafi i padëshiruar ka qenë i pranishëm.
Michele Oreçhio, bashkëpuntori i trajnerit të Torinos Juric, është identifikuar gjatë stërvitjes së Romës ditën e dielë.
Personi në fjalë ka qenë i pranishëm pranë qendrës sportive të kryeqytetasve për të vjedhur disa detaje në kuadër të ndeshjes në “Olimpico”. Ai më pas u ndalua nga policia e pranishme në qendrën stërvitore. Gjithashtu thuhet se ishte i pajisur me disa pajisje teknologjike./h.ll/abcnews.al