Spitali Charite në Berlin ka thënë në një deklaratë se të dhënat që posedojnë indikojnë se Alexei Navalny me shumë mundësi është helmuar.
Sipas spitalit, lideri i opozitës ruse me shumë mundësi është helmuar, por ende nuk është identifikuar substanca e saktë e përdorur.
Efektet e substancës së përdorur tek Navalny i janë treguar disa herë në laboratore të ndryshme, njoftoi spitali. Frenuesit “Cholinesterase” gjenden në disa medikamente por edhe në pesticide dhe agjentët nervorë.
Navalny, një kritik i fortë i presidentit rus Vladimir Putin, dërgua në Berlin të shtunën përmes një fluturimi të operuar nga Gjermania për të marrë trajtim dhe që prej atëherë ndodhet në koma. /abcnews.al/

