Spitali Hygeia ka hapur dyert e shërbimit mjekësor në repartin e urgjencës për personat e dëmtuar nga tërmeti.
Spitali njofton se mirëpret çdo qytetar që është i lënduar për të marrë trajtim.
Më parë hapi dyert edhe Spitali Amerikan, i cili duke i ofruar mjekim tek urgjenca çdo qytetari të lënduar.
Tërmeti i sotëm ka shkaktuar tre viktima deri më tani dhe një numër të madh banesash të dëmtuara ose të rrënuara plotësisht.
Shqipëria është goditur nga dy tërmete të fuqishme gjatë mëngjesit të sotëm.
Njëri ishte 6.3 i shkallës richter dhe tjetri 6.1 vetëm një orë më parë. /abcnews.al