Shoqata Albanian Exelence, vlerësoi spitalin Amerikan me çmimin “Hero Covid 19”.
Në një mbrëmje Gala të zhvilluar me mjekë specialistë nga i gjithë vendi, teksa pandemia është drejtë fundit, heronjtë me bluza të bardha vlerësohen pas një pune të gjatë dhe të palodhur.
Kryemjekja e spitalit Amerikan, kirurgia Lida Shosha, ka një falënderim për stafin e spitalit Amerikan.
“Sot çmimi “Hero Covid 19” adresuar spitalit Amerikan, në bashkëpunim me drejtuesit e strukturës, i jepet stafit infermieror, stafit teknicien, stafit të përkushtuar të laboratorit, dhe në tërësi stafit të integruar infermieror, që në tërësi kanë punuar non stop 24 orë, në 7 ditë të javës, dhe janë gjendur pranë kësaj kategorie pacientësh, në të gjitha ditët e vështira të kësaj pandemie”, u shpreh kryemjekja e spitalit Amerikan.
Në këtë ditë të veçantë, kirurgia vendosi të prezantonte edhe anën e saj artistike. Për ti dhënë ngjyra eventit, në ambientet e jashtme të sallës, kishte vendosur 18 piktura të realizuara prej saj, me mesazhe për jetën.
“Bashkë me një kolegun tim i cili ka realizuar disa karikatura në lidhje me covidin, mesazhi im është krejt tjetër, janë ngjyrat e jetës. Kam sjellë 18 prej pikturave të mia të cilat kanë shumë kolore në vetëvete, dhe përcjellin mesazhe të ngrohta, paqësore që pavarësisht pandemisë, pavarësisht të këqijave që mund të na ndodhin në jetën tonë të përditshme, prap ia vlen të luftohet, për jetën. Jeta është e bukur, nuk është vetëm bardhë e zi, ka shumë ngjyra.”
Prej më shumë se dy vitesh pandemi, Spitali Amerikan ka qenë i përkushtuar ndaj të gjithë pacientëve, duke i shërbyer me misionin e vetëm, për të shpëtuar jetë./abcnews.al/

