Spitali Amerikan pavion bashkëkohor për dializën në Gjirokastër, pacienti: Kushtet janë fantastike

schedule16:27 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 16:27 - 30 Dhjetor, 2020

22 qytetarë nga Qarku i Gjirokastrës dhe nga Saranda po marrin shërbimin e dializës në ambientet me aparatura cilësore të ngritura për ta nga Spitali Amerikan. Ata nuk shpenzojnë asnjë para. Disa prej tyre që i takuam në këtë pavion thonë se marrja e këtij shërbimi i ka lehtësuar.

“Gjysma vijnë nga Saranda. Kushtet janë fantastike, duke filluar që nga pastërtia, nga shërbimi, nga ushqimi, nga kujdesi shëndetësor, me doktor tek koka në çdo moment. Isha 2-3 ditë në Tiranë se më zuri Covid dhe kur erdha këtu thashë shyqyr, erdha në shtëpinë time”, është shprehur një qytetar.

“Unë kam 7 vite që bëj dializë. Kam bërë dhe në vende të tjera, në Greqi, Gjermani, Itali, po nuk kam parë kushte më të mira”, ka thënë një tjetër qytetar.

Ndërkohë një tjetër qytetare është shprehur se atje s’kishte kushte, si në shtet, si në Somali ndërsa këtu ajo thekso se i kanë të gjitha.

Ndërkaq kryeinfermierja Besjana Çano sqaron se personeli mjekësor është I kualifikuar.

“Kushte janë shumë të mira, pacientët janë të kënaqur. Me ngrohje 24 orë, me ushqim, me shërbim falas, me analiza të përfshira, çdo muaj që i mbulon Spitali Amerikan. Jemi një staf prej 7 vetë. Infermierët janë të gjithë të kualifikuar. Kemi bërë një trajnim një muaj në Tiranë, kemi 2 vite që jemi pjesë e Spitalit Amerikan. Kemi filluar dializën jo pa mbështetje, kemi pasur kryeinfermieren e Amerikanit këtu me ne, kur filluam punë. Nuk kemi qenë vetëm. Pacientët janë të kënaqur!”, ka thënë Çano.

Këtë opinion ndajnë dhe pacientët.

“Infermieret i kemi fantastike, jo për t’i mburrur. S’ma merrte mendje kur fillova ditën e parë që kishin këtë formim profesional. E vërteta thuhet”, është shprehur një pacient.

Një tjetër pacient është shprehur se mjekët dhe vajzat janë të mrekullueshme.

Ky pavion i Spitalit Amerikan në Gjirokastër nëse do të jetë e nevojshme mund të përballojë dhe më shumë të sëmurë që kanë nevojë për dializë./abcnews.al