Spitalet në Palestinë drejt ezaurimit, Izraeli lehtëson masat antiCovid

schedule08:52 - 10 Mars, 2021

schedule 08:52 - 10 Mars, 2021

Qytetet palestineze kanë  vendosur masa të ashpra  gjatë dy javëve të fundit për të mbajtur nën kontroll infeksionet në rritje të COVID-19,  pavarësisht se Izraeli nga ana tjetër ka filluar të heqë kufizimet  duke kryesuar kështu edhe fushatën e vaksinimit.

“Ezaurimi i njësive të kujdesit në disa zona ka arritur më shumë se 100%,” tha Shtayyeh në Ramallah, një nga qytetet e Bregut Perëndimor.

Rreth 34,700 nga 5.2 milion banorë janë vaksinuar në Bregun Perëndimor  dhe Gaza. Dozat e siguruara erdhën si pasojë e donacioneve të vogla nga Izraeli dhe Rusia si dhe 20,000 të dërguara nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Gaza.

Ndërkohë në Izrael, restorantet u rihapën të dielën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!