India ka arritur shifra alarmante të humbjes së jetëve nga koronavirusi.
Mbi 200,000 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19.
Sistemi shëndetësor në Indi është në kolaps, ndërsa numri real i viktimave dyshohet të jetë më i lartë.
Spitalet po përballen me mungesë oksigjeni si edhe mungesë të shtretërve për pacientët , të cilët janë vendosur edhe në parkingje makinash për të marrë trajtim të kësaj sëmundje.
Ndërkohë janë raportuar të paktën 300,000 infektime në ditë gjatë javës së kaluar, ndërsa këtë të mërkurë u raportuan mbi 360, 000 raste në 24 orë.
/abcnews.al/