Drejtori i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se janë marrë masat, në prag të vitit të ri.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Brataj u shpreh se është shtuar numri i ambulancave dhe punonjësve të shëndetësisë.
“Që në muajin dhjetor merren masat. Ka masa të mëdha njerëzish në orët e vona të natës, Kemi 11 spitale rajonale, 24 spitale bashkiake, 27 ambulanca. Qytetarët, fatmirësisht janë të informuar. Janë focuar burimet njerëzore dhe medikamentet. Personat janë në shërbim”, theksoi Brataj.