Gazmend Koduzi nga departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike , i ftuar në “ABC” foli për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Ai shtoi se nëse një familjar i tij do të duhej të shtrohej në spital, do ta kishte të vështirë të vepronte në këtë situatë pandemie pasi spitalet tha ai,- janë të mbingarkuar.
“Nëse një i afërm i imi do të ketë nevojë të shkojë në spital, nuk di ku ta dërgoj sepse spitalet janë mbingarkuar”, u shpreh ai.
Koduzi foli edhe për takimet e presidentit të Republikës më mjekët, duke u shprehur se nuk janë takime për të treguar që është në garë me opozitën, por për të sjellë në vëmendje vështirësinë e situatës.
“Takimet e zhvilluara me mjekët nga Presidenti i Republikës nuk janë një garë me liderin e opozitës. Por sjellin në vëmendjen e qytetarëve se situata nuk është e lehtë. Komiteti i Ekspertëve është një institucion dhe duhet një transparencë. Ka një VMK me të cilën është ngritur ku institucion.
Sot në Shqipëri bëhen shumë pak testime. Detyra e qeverisë është të luftojë këtë armik të padukshëm. Duke parë situatën shikoj që kryeministrit nuk ia ndjen për shëndetin e qytetarëve. Në këtë situatë, Rama nuk po merr kreditet e suksesit, por po merr kreditet e dështimit. Ekspertët flasin me gjuhën e ekspertëve, ndërsa paketat që propozon Basha në shëndetësi janë të konsultuara me ekspertë”, tha ai.
Gjatë bisedës në studio Koduzi tha se në raportin e MSH përfshihen tamponet e realizuara në sektorin privat dhe tamponet e realizuara në sektorin shtetëror.
“Tamponet në instituticione publike janë pjesë e gjurmimit dhe diagnostifikimit. Pavarësisht se jemi në epidemi mjeku i familjes duhet të jetë pika e kontaktit me pacientët. Nëse shikon se ka nevojë për mjekime të tjera atëherë referohet tek specialisti përkatës. Ajo që nuk dihet në këtë rast është mosnjohja e virusit dhe se sa shërbim do të kishte në sistemin shëndetësor.
Hetimi Epidemiologjik në këtë moment është i vështirë. i janë bërë thirrje të mbrohej personeli shëndetësor, por që nuk i mori fare parasysh”, tha më tej Koduzi.
/abcnews.al/