Spitalet e Iranit në kaos, një i vdekur çdo 5 minuta nga koronavirusi

schedule11:32 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:32 - 26 Tetor, 2020

Spitalet në shumë provinca iraniane janë në kaos, thonë autoritetet shëndetësore, ndërsa koronavirusi vret tani rreth 300 njerëz në ditë ose një person çdo pesë minuta.

Autoritetet janë ankuar për distancim të dobët shoqëror dhe Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi tha se pandemia mund të shkaktojë 600 vdekje ditore në javët e ardhshme nëse iranianët nuk do të respektojnë protokollet shëndetësore në vendin më të prekur të Lindjes së Mesme.

Një mbishkrim që u transmetua në lajmet e televizionit shtetëror tha se një iranian vdes nga koronavirus i ri çdo pesë minuta, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sima Sadat Lari i tha TV shtetëror të dielën se 32,616 njerëz kishin vdekur nga sëmundja dhe numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 568,896. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!