Spitalet covid, 40 të shtruar të rinj në 24 orë

schedule19:41 - 2 Shkurt, 2021

schedule 19:41 - 2 Shkurt, 2021

Shtimi i infektimeve me COVID-19 është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të të sëmurëve në faza të rënda, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor. 40 pacientë janë shtuar në spitalet covid vetëm në 24 orët e fundit. Nga 365 pacientë që ishin një ditë më parë në këto spitale, të martën ministria e shëndetësisë raportoi për 405 të shtruar gjithsej. 25 prej tyre janë në terapi intensive, 10 nga të cilët në intubim.

Ndërkaq numri i viktimave është ulur krahasuar me ditët e fundit.  Këtë të martë u raportuan 5 humbje jete në spitalet  covid, të moshave 43-87 vjeç, pas së shtunës dhe se dielës me nga 11 viktima dhe ditës së hënë me 13.

24 oreshi i fundit regjistroi një numër shumë të lartë rastesh të reja të konfirmuara me koronavirus. Ne 3856 testime të kryera,  rezultuan pozitiv me covid  942 qytetarë. 199 prej tyre janë në Tiranë.

Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e përhapjes së covid në vendin tonë.  Në Tiranë ndodhen aktualisht 17144 persona aktivë me covid, ndërsa pas saj renditen Fieri dhe Durrësi për numrin e personave që aktualisht janë të infektuar nga koronavirusi.

Sipas eksperteve kjo rritje e numrit të të infektuarve në javën e fundit të janarit dhe në javën e parë të muajit shkurt ishte e parashikuar dhe e pritshme. Ajo reflekton shtimin e mundësive për t’u prekur nga koronavirusi gjatë festimeve të vitit të ri dhe udhëtimeve në ditët e pushimit për këto festa.

Shtimi i rasteve me covid sipas disa eksperteve, tregon edhe mundësinë e pranisë së variantit të ri të covid, që nga studimet e deritanishme është përshkruar më ngjitës se ai i mëparshmi. Megjithatë autoritetet shendetesore zyrtarisht nuk kane deklaruar te jete konstatuar perhapja ne territorin tone e ndonje mutacioni te Sars Cov 2/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!