Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit opozitën për paqëndrueshmëri në kauzat dhe çështjet që mbrojnë.
Ajo tha se opozita shqiptare është marrë peng nga dy njerëz të ngjashëm me grabitësit që vjedhin bankat për të ruajtur paratë që kanë vjedhur, ndërsa tha se opozita është e integruar për tallavanë dhe jo për problemet reale me të cilat po përballen shqiptarët, duke iu referuar sulmeve kibernetike iraniane.
“E gjithë opozita e marrë peng nga dy njerëz ngjashëm me grabitësit e bankës që marrin peng klientët për të mbrojtur a që kanë vjedhur. Inkoherenca e tyre është ulëritëse. Ato që kanë thënë dje i mohojnë sot. Nuk ndryshojnë çështjet, ndryshon halli i tyre. U ul në këtë anë të parlamentit dhe pretendoi se është përfaqësues i socialistëve. Ata te ti shohin një thepshqekës që i ka qëlluar drejtpërdrejt 30 vite. 1800 plumba të gjetur në Bulevardin e Kombit, për çfarë po flet. Si fillim u tallët për sulmet. Pastaj doli që nuk ishin adoleshentë ata që kishin bërë sulmin kibernetik.
Ky jep leje për vrasje. Këta që dosjet e njëri-tjetrit i kanë përdorur si shantazh. Nuk kanë guxuar njëherë të bëjnë transparencë të plotë. Ne e kaluam ligjin për dosjet në 2015-ën.
Aty u la një vjegë që u jepte mundësinë atyre që kishin kaluar kontrabandshe në komisionet Mezini e Bezhani. Vetëm 10% e shërbimeve u prekën nga sulmi kiberenetik dhe më pas u rikuperuan Brenda dy javëve. Ju jeni të interesuar të vazhdoni tallavanë këtu. Nuk interesoheni të mësoni se sa buxhet duhet për ngritjen e fortifikimit të sistemit mbrojtës Bëni të njëjtën gjë siç mbuluat rastin e Lulit. E kujtoni egërsinë e mbrojtjes, ai që kërkon audit të plotë për Lulin, tani thotë ka ikur Luli bashkë me rublat ruse. Ai që më parë mbronte kuvend më kuvend Lulin. Ky e shpall hero ose tradhtar kur i duhet. Luli i mirë Luli i keq. Berisha i keq, Berisha i mirë”, tha Spiropali./abcnews.al/