Spiropali: S’ka më kohë për reformën zgjedhore, nëse PD nuk vjen, do ta kalojmë me opozitën parlamentare

schedule20:07 - 31 Tetor, 2019

schedule 20:07 - 31 Tetor, 2019

“Nëse PD nuk vjen, do ta kalojmë reformën zgjedhore me opozitën parlamentare”. Kështu u shpreh MInstrija e shtetit Elisa spiropali në studion e Mbrëmje në ABC Neës të Mirela Milorit. Sipas saj nuk ka më kohë për të pritur Partinë Demokratike, nëse e ka seriozisht të ulen në tryezsë dhe të kemi një draft të përbashkët.

“I kemi pritur me vite të tëra mund të bëjmë tjetër, u deklaruam se nuk do e kalojmë reformën pa patur draftin tyre. Ua kemi lënë në dorë kanë zgjedhur të mos marrin pjesë. Në kushtet aktuale i kemi të nevojshme t’i kalojmë rekomandimet e ODIHR me ta ose pa ta. Nëse e kanë seriozisht të ulen në tryezë, të kemi një draft të përbashkët dhe pastaj të ulemi të diskutojmë.

Kanë thënë që do marrin pjesë në tryezë, por kushte nuk mund të vënë, është trakt politik. Nuk kemi kohë për të pritur. Edhe Bundestagu thotë që ne të kalojmë rekomandimet. Nëse nuk vijnë jemi gati ta kalojmë me opozitën parlamentare”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!