Ministrja Elisa Spiropali theksoi përballë gazetares Juli Xhokaxhi në ABC, se nuk ishte kundër zgjedhjevelokale të parakohshme nëse vendoset nga Gjykata Kushtetuese.
“Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme lokale nëse e vendos Gjykata Kushtetuese”, tha Spiropali.
Lexo edhe: “S’mund të fusë në konflikt Shqipërinë me ndërkombëtarët”, Spiropali: Meta është vetëshkarkuar
Ndërkohë gjatë intervistës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Spiropali nuk hodhi akuza ndaj opozitës sikundër jemi mësuar ta dëgjojmë, por vlerësoi fushatën e bërë nga kjo forcë politike për zgjedhjet e 25 prillit.
“PD ka bërë një fushatë të mirë. Bash për hir të vërtetës ka qenë i arsyeshëm. PD është rritur ka marrë maksimumin që mund të merrte. Edhe ne do të bëjmë analizë edhe ata duhet të bëjnë analizë, por që PD të vrapojë drejt mosnjohjes së zgjedhjeve është rruga e sigurt e humbjes”, u shpreh Spiropali.
Ndërsa u pyet për deklaratat e Kreut të Partisë Demokratike i cili i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit, krim zgjedhor, Spiropali u shpreh se duhet të ndiqen procedurat dhe se në asnjë moment qeveria nuk ka penguar autoritetet të hetojnë.
Sa i përket kërkesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim e me liderin e opozitës, ajo theksoi se tashmë në këtë mandat të tretë ka ardhur koha që partitë politike t’i lënë pas “llogoret” e së shkuarës, por për të ardhmen e vendit dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.
Pjesë nga biseda në studio:
-Pse të mos hetohet gjithçka, nëse PD pretendon krim zgjedhor?
Spiropali: Ne nuk i kemi penguar autoritetet të hetojnë. Në rast se PD pranon institucionet është prezente në Kuvend dhe vazhdon procedura krejt normale, le t’i ndjekin është në të drejtën e tyre.
-Zbutja e toneve me PD, kërkesa për bashkëpunim nga kryeministri Edi Rama.
Spiropali: Dashurinë e kemi pasur parim të qeverisjes tonë. Nuk jemi ne që kemi braktisur institucionet. Ne të gjitha energjitë tona mund t’i kishim fokusuar tek Shqipëria, si mazhorancë dhe opozitë.
-Keni 74 mandate, çfarë fshihe pas kërkesës së Bashës, përse ju duhet në bashkëqeverisje?
Spiropali: Ne nuk kemi as kufi as tavan, ne kemi thënë jemi të gatshëm pa asnjë kufizim. Nuk ka mure për këtë bashkëpunim sepse besojmë që në një mandat kaq të rëndësishëm drejt integrimit ne duhet të ndalim komunikim banal të politikës.
Politika e brendshme i ka marrë Shqipërisë më shumë se sa i ka dhënë. Pra duhet të jetë klima e duhur politike në vend, sepse një investitor i madh nuk vjen në një vend ku kërcet krimi edhe dhuna.
/abcnews.al/