Spiropali poston foton me Zelenskyn: Jemi me ty dhe popullin ukrainas

schedule19:27 - 26 Shkurt, 2022

schedule 19:27 - 26 Shkurt, 2022

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropal, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa pamje krah Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që datojnë nga gushti i 2021.

Spiropali në këto ditë të vështira për Ukrainën shkruan se qëndron popullit ukrainas që po luftojnë për mbrojtjen e vendit të tyre.

“Në gusht 2021 pata nderin të takoj Presidentin Zelenskyy në Samitin e Krimesë. Udhëheqës i vërtetë në paqe, udhëheqës i vërtetë në luftë. Sot ne, Shqipëria, qëndrojmë me Zelenskyn dhe të gjithë popullin e Ukrainës teksa luftojnë me guxim për çlirimin dhe të ardhmen e tyre” shkruan Spiropali. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!