Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, është dhe reagimi i parë nga kampi qeveritar për situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Spiropali në fjalën e saj në Kuvend e ka nisur me një përgjigje për kryetarin e PD-së duke theksuar se me të gjithë situatat që po ndodh në kampin opozitar nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë replikë me shumicën.
“Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Arjan Sala ishte 33 vjeç bir i dy prindërve të ndershëm, bashkëshort dhe babai i një fëmije 2 vjeçar. Në një ditë ai shkoi në punë dhe nuk u kthye me dhe këshilli i ministrave e shpalli hero pasi sakrifikoi veten për qytetarët. Edhe pse nuk ka qenë deri më tani status mbrojtje financiare për fëmijët e personave që kanë rënë në përpjekje për jetën e individit si rezultat i një vetëmohimi, sot në Kuvend do të jepet tashmë një mundësi e tillë. Sot do të miratohet ligji për “Mbrojtjen e Fëmijëve nën kujdesin e Republikës”. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të jenë më pa përkrahje”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se fëmijët e personave që kanë rënë në krye të detyrës dhe në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe vetëflijimit do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë.
“Kjo politikë nuk përfshin vetëm përfitimet materiale për këto fëmijë por respektin që ka kjo shumicë ndaj familjeve dhe qytetarëve që i japin gjithçka. Këto janë shembuj që ne përmes kësaj politike i ngremë jashtë, Nderim për jetë atyre që sakrifikohen”, ka thënë ndër të tjera Spiropali.e.su./abcnews.al