Spiropali: Nuk jemi prindi i opozitës

schedule21:15 - 23 Maj, 2019

schedule 21:15 - 23 Maj, 2019

Duke komentuar situatën politike në vend, ministrja Elisa Spiropali e shikon si të drejtë qëndrimin e qeverisë ndaj opozitës. Ajo është shprehu se qeveria nuk e detyroi opozitën të reagojë në këtë mënyrë. Sipas saj qeveria nuk është prind i opozitës, që ta mësojë se si të sillet dhe veprojë.

Mirela Milori: “I shërben zgjidhjes së situatës një qëndrim kaq i fortë i juaji dhe i palëkundur. Mendoni se i shërben situatës?”

Elisa Spiropali: “Ky nuk është një qëndrim i fortë, ky është një qëndrim i drejtë, ky është një qëndrim në mbrojtje të qytetarëve, në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të Shqipërisë në fund të fundit. Mos mendoni që ajo që po ndodh nuk është e qëllimshme, është absolutisht e qëllimshme. Të gjitha pamjet në rrugët e Tiranës nisen me zell të madh në mediat ndërkombëtare dhe bëhen nga eksponentë  të PD-së dhe LSI-së”.

Mirela Milori: “Të gjendet një mënyrë komunikimi me këtë palën përballë, pavarësisht se është ekstreme”.

Elisa Spiropali: “Shiko Shqipëria me datë 21 qershor diskutohet në një tryezë. Vendet anëtare të BE-së do të diskutojnë mbi progresin e Shqipërisë. Tu japësh mesazh këtyre vendeve se Shqipëria nuk është e aftë të organizojë zgjedhje, sepse disa të marrë kanë djegur mandatet, kanë dalë në rrugë dhe po duan të djegin Shqipërinë.  Nuk është dëm për qeverinë, është dëm për të gjithë Shqipërinë. Po dua të tregojnë se Shqipëria është një vend i papjekur për t’u vetëqeverisur”.

Mirela Milori: “E mbani ju një pjesë të kostos që e bëtë opozitën të reagojë në këtë mënyrë? Ishte me ju në qeveri, ishte me ju në parlament dhe natyrisht ka gjithë të drejtën të thotë që marrëdhënia përballë na detyroi që të gjejmë këtë mënyrë“.

Elisa Spiropali: “Ne nuk jemi prindi i opozitës. Zonja Milori nuk jemi as mamaja dhe as babai i opozitës, nuk jemi figurë atërore që duhet të edukojmë”.

Mirela Milori: “Por nuk keni të drejtë të bëni çfarë të doni…”

Elisa Spiropali: “Ndjesë tani, por nuk duhet ta edukojmë ne opozitë se si të sillet, apo cili është roli i saj”.

Mirela Milori: “Ajo është opozita juaj, doni apo nuk doni”.

Elisa Spiropali: “I kemi dhënë të gjithë hapësirën e mundshme shumë më shumë hapësirë se çka pasur PS-ja kur ishte në opozitë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!