Elisa Spiropali e ftuar në emisionin Log. me gazetarin Endri Xhafo foli për betejën për Tiranën.
Spiropali u shpreh se listat e PS në Tiranë janë lista më mirë, duke theksuar se është një listë që ka një kombinim emrash me ekspericencë dhe me një kontribut të njohur.
Pjesë nga intervista në studio:
Pyetje: Fatmir Xhafaj është i 23 në listën e Tiranës, Ervin Bushati i 3 dhe ju e 9-ta. Dihet se Erion Veliaj është shumë i afërt me zotin Xhafaj. Sa herë ia ka paraqitur Erion Veliaj listën e Tiranës Edi Ramës për shkak të ndryshimeve që i duhet të bënte me emrin e zotit Xhafaj?
Spiropali: Nuk ka rëndësi se sa herë është paraqitur lista, por rëndësi ka produkti në fund.
Pyetje: A keni frikë se kur të arrini moshën e Eglantina Gjermenit Edi Rama do tju falënderojë për kontributin e dhënë?
Spiropali: Patjetër që do të më falënderojë. Ka një kohë për të hyrë dhe ka një kohë për të dalë. Nuk ka gjë më të mirë se sa mos ta mbash atë karrige me thonj apo me dhëmbë në çdo mënyrë.
E pyetur për aleancën mes PD-LSI , Spiropali tha se LSI nuk ka lidhje me të majtën apo shtet-formimin di nevojë e partive për të dhënë kontribut.
“LSI ka qenë për shumë kohë një problem i rëndë. Është një parti që pushtetin e sheh si një lopë për ta mjelë. Aleanca e tyre nuk ka asnjë rëndësi. Nuk është një koalicion mirëfilli, është vetëm një dhënie zemre që këta i bëjnë njëri tjetrit”, tha ajo.
Pyetje: A keni frikë se Presidenti Ilir Meta do t’ja japë mandatin për qeverinë e re këtij koalicioni politik PD-LSI nëse PS del forcë e parë, por nuk i ka 70 mandate për të formuar qeverinë.
Spiropali: Nuk ka asnjë rrezik të tillë sepse në do të marrim më shumë mandatë se nga çfarë kemi fituar në 2017, pra 74 ose më shumë. Ky diskutim se kujt do t’i japë mandatin Presidenti i Republikës reflekton frikën e tyre dhe duan të gjejnë kleçka ligjore për të mbajtur një pushtet që njerëzit nuk do t’ja japin me votë. Por edhe këtë problem nuk do ta kenë sepse Edi Rama dhe PS do të fitojnë më shumë se 74 mandate.
/abcnews.al/