Spiropali i përgjigjet PD: Sa është i mundur tërmeti i parakohshëm aq janë edhe zgjedhjet

schedule13:18 - 11 Maj, 2021

schedule 13:18 - 11 Maj, 2021

Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike për përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe ku selia blu pretendon se ka pasur parregullsi.

Spiropali shprehet se këto zgjedhje janë po aq të mundshme po aq sa tërmeti dhe breshëri i parakohshëm.

“Sa është i mundur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm, po aq janë të mundshme edhe zgjedhjet e parakohshme për të cilat e rren menia Luli Humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme”, shkruan Spiropali./mv.abcnews.al