Sot është një ditë e veçantë për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Ajo feston ditëlindjen dhe mbush plot 38 vjeçe.
Ndryshe nga vitet e tjera, kjo ditëlindje e gjeti Spiropalin në transmetim direkt në emisionin “Log.” në ABC.
Ishte gazetari Endri Xhafo që në nisje të prezantimit të saj, i vuri në dukje ditëlindjen Spiropalit.
Mesa duket kjo datë jo vetëm që e gjeti në vëmendje të publikut ministren, por edhe përballë rivales së saj të momentit, Grida Dumës. Se si do të shkojë beteja mes të dyjave mbetet për t’u parë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.l.k/abcnews.al