Elisa Spriopali, zyrtarisht dorëzon Shkodën tek Benet Beci, ndërsa socialistët kanë nisur punën intensive, për betejën e 2025-ës.
Për kryeqendrën e Veriut, që socialistët e fituan për herë të parë nën drejtimin politik të Spiropalit, kjo e fundit ia dorëzoi stafetën Benet Becit, kryebashkiakut të zgjedhuir në majin e 2023.
“Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultetin më të mirë që ka arritur ndonjherë në zgjedhjet e ardhshme. vëmendja nuk do të jetë asnjë tek ndasitë politike por tek zhvillimi rajonal”
Rezultatin e Bashkisë, Benet Beci, tashmë si drejtues politik i PS-së së qarkut Shkodër, do të synojë ta kthej në një rezultat për Parlamentin e pas 2025.
“Është një sfidë për qytetin, në kutpimine një rindërimit, e projeketeve transopofmuese, de kjo është e përzierë së bashku me angazhimin politik.”
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali nga Shkodra, është zhvendosur në qarkun e Tiranës, për të punuar së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastriliun, ndërsa kryesocialisti Edi Rama, përvec Becit të Shkodrës, u besoi disa kryebashkiakëve drejtimin e qarqeve, si Emirjana Sako Durrësin apo Ervin Demo Beratin./abcnews.al