Spiropali: Berisha dhe Basha e njëjta uthull brenda një shisheje, nuk i blen më njeri

schedule12:55 - 10 Shkurt, 2022

schedule 12:55 - 10 Shkurt, 2022

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  në fjalën e saj në Kuvend është shprehur se është për të ardhur keq që në seancën kur pritet të votohet për vettingun Basha dhe Berisha dalin e flasin për pengesat e tij.

Ajo ka replikuar me kreun e PD-së ku thekson se ai që flet sot për trekëndëshin e bermudës, një ditë më parë si një fëmijë fshihte kokën dhe nuk dinte se çfarë të bënte, por fatmirësisht sot ndodhet në kuvend dhe do të votojmë.

Spiropali ka akuzuar Bashën dhe Berishën se janë të njëjtë dhe se kot mundohen të bëjnë sikur janë të ndryshëm. Ato sipas saj janë e njëjta uthull që thyen shishen e vet.

“Është shumë për të qeshur kur zoti Lulzim Basha del këtu dhe jashtë kuvendit dhe flet për trekëndëshin e bermudës që ka penguar procesin e vettingu ndërsa dje bënte rolin e fëmijës dhe fshihte kokën se s’dinte c’të bënte por sot është këtu për ta votuar. Është e habitshme sesi ju tjetër bëni, tjetër mendoni tjetër bëni, ju tjetër bëni tjetër bëni. Doni me bërë ndryshimin e madh mes njëri tjetrit, por nuk ndryshoni aspak, jeni e njëjta uthull në të njëjtën shishe uthull që thyen enën e vet.

Dalllim mes jush donte ta bënte dhe Saliu, që pretendonte se jeni të ndarë në dy gota, por jo jeni e njëjta shishe uthulle që nuk e blen më njeri, sa keq për ju sa keq për të gjithë por nuk kemi çfarë të bëjmë. Sali Berisha nuk e krijoi partinë por e sundoi, i vjen habi se duhet që të kishte ikur por e mbajte ti Lulzim, ndarja jote nga Luli Brava siç e quan ti nuk është ndarje përfundimtare.

Po c’taksirat kemi sot që kemi ardhur për të votuar një proces që nuk është partiak dhe ju e kishit në dorën tuaj kush ishte kryeministri, ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor të sistemit ky është dhe problemi juaj. Sa herë që hapni gojën bën mirë mos e ngatërrosh gojën me bravën që e shqyen si bravë sa herë që del këtu”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!