“Akti i Ilir Metës, atentat i pastër kushtetues, shkel parimet e demokracisë dhe cënon rëndë të drejtën e zgjedhjes së shtetasve”. Kështu u shpreh nga foltorja Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali lidhur me mocion debatin për dekretin e Presidentit Meta që shfuqizoi datën e zgjedhjeve.
“Janë mësuar të bëjnë me Kushtetutën, ligjin dhe me shqiptarët çfarë kanë dashur dhe si kanë dashur por jo më.
Në 30 qershor do përballen me murin e ligjit ku do thyejnë hundët. Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar, shkeli parimin e sovranitetit të popullit. Me veprimin e tij Meta dëshmoi se mund të nxjerrë Presidentin nga kulla e LSI po jo ta shkulësh LSI-në nga zyrat më të larta të shtetit, shkeli parimin e sovranitetit.
U zgjati organeve tej organeve mandatin tej afatin kushteues dhe këto nuk mund ta ushtrojnë funksionin e tyre.
Presidneti synonn tëzgjidhë një pseudokrizë institucionale duke e ditur shumë dhe duke qenë ideator i kësaj përpjekje për mbijetesë të opozitës ekstra parlamentare. Si e shkel Presidenti të drejtën e 42 partive të regjistruara në zgjedhjeve.” /abcnews.al