Astrofizikanti Enkeled Caca, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për spiralen blu që “pushtoi” qiejt e Europës më 24 mars.
Ai tregoi se u krijua nga një raketë Falcon 9 nga Space X, kompania private e hapësirës ajrore të Elon Mask.
Po ashtu shpjegoi që është një fenomen që nuk ndodh shpesh dhe duket si e ngjashme me një galaktikë.
“Kjo spirale u bë me e dukshme në pjesë më të madhe të Italisë, është parë edhe në pjesën jugore të Anglisë. Shpjegimi që u dha rastisi me lëshimin e një sateliti. Shpjegimi është karburanti i raketës, që formon grimca të vogla akulli që krijojnë një shkëlqim në atmosferë. Ka pasur edhe një moment këndor dhe praktikisht del si një re që po rrotullohet. Pra është diçka normale. Ka një shkëlqim shumë të madh sepse edhe procesi i formimit është i jashtëm, një re kristalesh që pasqyron rrezet e diellit. Rreziku është zero”, tha ai.
/abcnews.al/