“Spiderman” largohet nga rrjetet sociale, prioritet shëndeti mendor

schedule19:37 - 14 Gusht, 2022

schedule 19:37 - 14 Gusht, 2022

Tom Holland, ylli i “Spider-Man: No Way Home”, do të shkëputet nga rrjetet sociale pasi siç thotë ai, shëndeti i tij mendor është prioritet.

Siç ka shpjeguar në një video që ka postuar në Instagram, aktori thotë se si Instagrami ashtu edhe Twitteri janë rrjete që mbistimulojnë dhe “mbytin” përdoruesin.

Ai shtoi se “bie në një kurth” kur lexon gjëra për veten në internet, gjë që përfundimisht dëmton shëndetin e tij mendor.

“Kështu që thashë se do të bëj një hap prapa dhe do ta fshij aplikacionin”, tha ai.

Holland, i cili ka më shumë se 75 milionë ndjekës në të dy rrjetet, mbështet një grup të fokusuar në shëndetin mendor të adoleshentëve duke krijuar aplikacione speciale.

Ai madje komentoi në video se ka një stigmë të tmerrshme për shëndetin mendor.

“Të kërkosh ndihmë nuk është asgjë për t’u turpëruar, por është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet”, tha ai.

“Shpresa është që këto aplikacione do të jetë një hap i parë që të gjithë të jenë më të shëndetshëm dhe më të lumtur”, shtoi aktori.

Holland nuk është i vetmi nga kasti i “Spider-Man” që njoftoi tërheqjen e tij nga rrjetet sociale.

Po kështu edhe Zendaya (me të cilën ai është në një lidhje), vitin e kaluar u shpreh se ndjekësit e saj duhet të “marrin kohën e tyre” kur duan të bëjnë një pushim nga rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!