Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Spiderman”-i 10-vjeçar kthehet në tmerrin e banorëve, ngjitet “shtizë” në ballkonet e shtëpive

schedule10:30 - 13 Shtator, 2021

schedule 10:30 - 13 Shtator, 2021

Një grup të miturish me aftësi akrobatike kanë shkaktuar makth për banorët në Patras të Greqisë. Ata arrijnë të futen në apartamente, pavarësisht katit në të cilin ndodhen.

Kreu i grupit të cilësuar si “shtizat”, është vetëm 10-vjeçar dhe arrin të ngjitet si mace nëpër ballkone duke hyrë në shtëpitë e banorëve përmes dyerve të ballkonit edhe në rast se ata ndodhen në banesën.

Herën e fundit ai u ngjit mbi një automjet të parkuar, u hodh mbi një pemë dhe nga atje arriti në ballkonin e apartamentit.



“Spiderman”-i i vogël mori një kuti me bizhuteri, por pronarët e shtëpisë e vunë re dhe e ndoqën. Djali arriti të arratisej bashkë me dy të tjerë të cilët po e prisnin pak metra lart zonës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!