Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Speleologët shqiptarë zbulojnë në Prekal një botë sekrete të pa shkelur e parë kurrë

schedule12:53 - 7 Prill, 2026

schedule 12:53 - 7 Prill, 2026

Një zbulim i pazakontë ka ardhur nga nëntoka shqiptare, aty ku aventura dhe shkenca u bashkuan për të nxjerrë në dritë një hapësirë krejtësisht të panjohur më parë. Në zonën e Prekalit, një eksplorim i rastësishëm u kthye në një nga zhvillimet më intriguese të speleologjisë shqiptare.

Grupi i zhytjes, i përbërë nga Denys Hrytsyna, Kledjan Brahja dhe Shpëtim Goga, u fut në shpellë pasi evidentoi praninë e ujit. Ajo që fillimisht dukej si një hyrje e zakonshme, rezultoi të ishte një sistem i ndërlikuar galerish në formë sifoni.

Speleologët depërtuan rreth 110 metra në drejtim horizontal dhe arritën një thellësi prej 18 metrash, duke hyrë në një hapësirë të madhe, të paeksploruar më parë nga njeriu. Kjo e bën grupin pjesë të parë që ka shkelur në këtë ambient misterioz.



Brenda kësaj bote të fshehtë, u zbuluan formacione mbresëlënëse stalaktitesh dhe stalagmitesh, të krijuara ndër shekuj, që dëshmojnë për një histori të gjatë natyrore. Por surpriza më e madhe ishte në ujë: një specie e pangjyrë, e ngjashme me karkalecat e shpellave, që tregon për ekzistencën e një ekosistemi unik dhe të izoluar.

Ajo që e bën këtë zbulim edhe më të veçantë është fakti se hapësira nuk ka asnjë dalje tjetër të dukshme, përveç rrugës ujore nga e cila u realizua hyrja. Një botë e mbyllur, e paprekur, që mund të fshehë ende sekrete të tjera.

Shoqata Speleologjike Shqiptare pritet të vijojë eksplorimet për të zbuluar nëse kjo shpellë ka degëzime të tjera apo dalje të fshehura. Ndërkohë, Prekali tashmë hyn në hartën e vendeve më enigmatike të nëntokës shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!