Enxhi Nasufi ka komentuar lajmet që qarkulluan pak javë më parë se Anxhela Peristeri është përzgjedhur nga juria si fituese e Festivalit të Këngës. Në një intervistë për “Ditë e re”, këngëtarja u shpreh se “ku ka zë nuk është pa gjë”, ndërsa la të kuptohej se mund të ketë qenë vetë Anxhela që ka folur për diçka të tillë.
“Ideja është që, e kam thënë dhe e përsëris, ka shumë portale që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë dhe duan disa klikime më shumë dhe vënë disa tituj thjesht për të marrë benefitet dhe e dyta, edhe këtë e kam thënë edhe e rithem, nuk më pëlqen thjesht energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.”, tha Enxhi.
LEXO EDHE: Anxhela Peristeri u shpall fituese para festivalit, Martin Leka sqaron për ABC zërat
E pyetur nga moderatorja Arjola Shehu se “po thua që e ka nxjerrë artistja këtë gjë”, këngëtarja iu përgjigj: “Po, ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë fare e mirë, mendoj unë. Ne si artistë duhet të respektojmë njëri-tjetrin.
Nëse ti realisht ke një pretendim shumë të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh [çmimin e parë], sepse mund të ndodhë, nuk ke pse flet lart e poshtë për asgjë. Jo vetëm Anxhela, por askush. Sepse në këtë mënyrë ti injoron edhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as artistik.”, u shpreh ajo ndër të tjera. /abcnews.al