Dynamo Dresden nuk po arrin të rikthehet në elitën e futbollit gjerman, por një gjë e tillë nuk i pengon tifozët të japin gjithçka për ekipin e tyre të zemrës.
Tifozeria e Dresden njihet si një ndër më të zjarrtat në planet, ndërsa së fundi kanë kryer një gjest fantastik. Pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike dhe drejtuesit e klubit që garon në divizionin e tretë të futbollit gjerman, kishin marrë një nismë.
Përpara takimit të Kupës së Gjermanisë kundër Darmstad (Dresden humbi 0-3), u nxorën në shitje bileta virtuale me një çmim prej 5 eurosh. Reagimi i tifozëve ishte fantastik dhe plot 72 mijhë bileta u shitën.
Përveçse të flaktë në shkallët e stadiumeve, në ndeshjet shtëpiake dhe transferta, tifozët konfirmuan dashurinë pa kushte ndaj Dynamo Dresden, duke ndihmuar edhe arkat e klubit. /abcnews.al