Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në një intervistë në “ABC News”, komentoi takimin e tensionuar mes Donald Trump dhe Volodymir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë intervistës, Krisafi, u shpreh se nga ky takim u transmetua “një spektakël i shëmtuar”. Sipas tij qasja e SHBA në këtë takim, ishte e gabuar.
“Ishte një spektakël i shëmtuar, më shumë nga Trump dhe JD Vanse. Duket sikur ishin duke marrë në pyetje Zelenskyn. SHBA e mbështeti Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Mesazhi që pashë ishte që Zelensky duhet t’i falënderonte për diçka që ishte edhe në interes të tyre. Ndaj them që ishte një spektakël i shëmtuar…Kam përshtypjen që kemi dy mënyra të ndryshme se si e shohin arritjen e paqes, nga njëra ane është Trump që do paqe me çdo kusht që nuk i intereson se çfarë merr Rusia. Nga ana tjetër edhe Zelensky dhe Ukraina do paqe, por duan edhe garanci. Pra janë këndvështrime që po përplasen me njëra-tjetrën. Kam përshtypjen se qasja e amerikanëve në takim ishte e gabuar dhe ishte për ta provokuar Zelenskyn dhe për ta arritur në këtë pikë. Për pjesën e marrëveshjes, mund të them që Ukraina ka shumë pak mundësi tani për të nxjerrë minerale të rralla. Marrëveshja duhet ta themi se është shfrytëzuese. Marrëveshja që unë kam lexuar është krejtësisht shfrytëzimi dhe ajo që nuk kupton kjo administratë amerikane, është se paratë amerikane kanë shkuar në Ukrainë, për të dobësuar Rusinë. Paratë pas i kthehen duke dobësuar Rusinë. Por Donald Trump me mënyrën se si po shkon te marrëveshja, nuk po e dobëson Rusinë”, tha më tej ai.
/abcnews.al/

